Kish pas shkrujt mir historia
la 2 motra nan Arbnia...
La Kosoven ne Dardani,
per skej detit i thone Shqypni.
Shekujt rradhe kan kalue
bri per bri o tuj jetue
shoqja-shoqes i kan dhan force
me ja nal cenimin bots.
Moter zezat fort u ligshtuen
500 vjet kur u robnuen
500vjet robni prej turki
mohoj gjuhen, e fene na'e zhduki.
Pernon toke meten me'u kryme.
Vec pak kohe sa me mare fryme,
30 vjet, bekim prej Zotit
30 vjet't e Kastriotit....
N'kuvend t'Londres, kta t'pa bese
na e prene Shqipen n'dy pjese
Ja percane eshtnat Arbnise
Dardanine ja dhane Serbise...
100vjet na kan burgue,
me levrit nuk kem guxue.A
s me ardh e as me shkue
Pasha besen boll kem durue...
I cojme fjal bijve t'shkins-S
kini vend n'tok t'Dardanise...
Bajaziti e Jashari,
komandant Tahir Sinani,
ja dhuruen jeten LIRISE
UCK-ja djepi trimnise...
Amaneti nuk u harrue
porosia ne vend asht shkue
Dardania LIRI po gzon
motra-motren perqafon....G
zon Shqipnia, e kan me lot...
Moter zeza a vujte fort?
Kosove moter mem kalxue...A
t'pat mar malli per mue....?
Jo m'pat marr, po m'ka shkrumue
qe 100 vjet jam tuj vajtue
qysh ne koh te Kastriotit
e kam prit diten e sodit.
LAVDI QOFTE JETA E VLLEZERVE KOSOVARE QE DHAN JETEN PER LIRI
E.Hyseni 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment