Saturday, 23 February 2008

Per Bablokin.


Dervish Luzha, njeri i bekue
kang per ty sot du me knue...
Po ta knoj i kang me lot
o i dergumi i t'madhit Zot.

Kam shum vjet se jam n'kurbet
kam lan votren krejt te shkret
kam lan tok, kam lan vatan...
rujta vec besimin tan...

O bablok, o njeri mire..
shpesh mu gjete n'dit t'veshtire.
Ma dhe doren kur kesh i rrzuem..
m'bane ndihem i bekuem....

Edhe i lutje po e baj sot...
T'falem nderit O madhi Zot
qe t'bekumin na e dergove...
driten e diellit n'jete na lshove...

Pa m'nigjoni o njerzim
prej k'saj kange, merrne i msim
Me jetu jeten ne paqe
Ju sheh Babloki prej parajse...o prej parajse...

Elion Hyseni Mars 2007

No comments: