Monday, 31 March 2008

Ushtar Kavaja

31/3/08
Dita e veres sapo kishte kaluar dhe Marsi po jetonte diten e tij te fundit. Ne kte dite, 9 vjet me pare ushatar Kavaja po ashtu jetoi diten e tij te fundit. Sot eshte 9 vjetori I renjes per atdhe te deshmorit Indrit Cara, nje djalosh nga Kavaja I cili ashtu si une kishte jetuar ne Londer ku per shume kohe kishte vuajtur shpirterisht per vllezerit Kosovar, por ndryshe nga une dhe shume te tjere kishte marre vendimin ti bashkngjitej UCK-se.
Indriti mori rrugen perne Kosove duke e ditur qe shancet ishin qe nuk do te kthehej me, por ky fakt nuk e ndrojti aspak. Ai ju bashkangjit forcave te komandant Tahir Sinanit (ky nje tjeter deshmor qe la tropojen meme te udhehiqte forcat e UCK-se kundra armikut) ne Pashtrik.

Nder tingujt e Ushtare Kavajes, kenge qe Ilir Shaqiri I kushtoi heroizmit te Indrit Cares, mendoja: valle do kisha bere te njejten gje? Valle ashtu si Indriti po te kisha qene ne moshen e duhur (ne 98-ten isha vetem 14vjec) do t’ju kisha bashkangjitur forcave te UCK-se? Mendoja, dhe lotet me rridhnin mbi faqe duke u bashkuar ne gushe ku formonin nje rreke. Ate moment perfytyroja kte rreke si rrekete e gjakut qe trimat si Indriti derdhen ne boren e Pashtrikut ne mars 1999.

E di qe kurre nuk do te mund ti jap vetevetes pergjigje te tilla, dhe qe gjithmone do krahasoj perfytyrime me trimerine e vellezerve deshmore por me shum se metaforikisht fatkeqsisht/ fatmirsisht nuk do te kem rastin ti perdor.

Ushtar Kavaja, ra deshmor.Ai eshte deshmor sepse reagoi si deshmor, reagoi si kuptimi I vertete I fjales shqipetar, si pasardhesi i Skenderbeut dhe vlla I te gjith bashkeluftetareve te tij.

Eh shum prej nesh nuk do kishim bere nje gje te tille, ne fakt shum prej nesh nuk e beme kur kishim rastin, kur atdheu na therriti ne emer. Por shyqyr qe kishte Shqiperia dhe Kosova bije si Indrit Cara te mbanin te ndezur qiriun e shpreses per te sjellur driten qe ne sot po shikojme.

Faleminderit ushtar Kavaja, faleminderit o Indrit, qe I dhe fjales shqipetar kuptimin e plote. Lavdi paste guximtarija jote neper breza, dhe emri jot qofte gjithmone pishtar i lirise.

Duke filluar sot, cdo 31 mars, do puth flamurin qe ti rikujtoj vetes se ne mesin tone jetojne edhe trima si Indrit Cara, dhe shpresa tme rikthehet serish ne shpirtin kuq e zi.